Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si “krim të tmerrshëm” sulmin me raketë ruse që la të vrarë pesë anëtarë të një familjeje në Ukrainë.
Zelensky ka publikuar një fotografi të familjes Voronov në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se prindërit Artem dhe Olena, si dhe tre fëmijët e tyre – Mark, Azariah Ilay dhe Emilia – humbën jetën pasi një raketë shkatërroi shtëpinë e tyre.
Fëmijët e tjerë të familjes – Zakhar, Dominika, Viorika, Federica, si dhe nipi Artemi – vazhdojnë të jenë të zhdukur, pasi Rusia kreu një sulm masiv gjatë natës, duke hedhur më shumë se 70 raketa dhe mbi 280 dronë. Sulmi më i rëndë u regjistrua pranë vendlindjes së Zelenskyt, Kryvyi Rih, ku sipas zyrtarëve mbetën të vrarë gjithsej tetë persona.
Ky sulm ndodhi pasi Zelensky u takua këtë javë në Uashington me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin diskutoi mundësinë që SHBA-ja t’i japë Kievit një licencë për prodhimin e raketave “Patriot”.
“Sot, rusët shkatërruan një shtëpi të rëndomtë të një familjeje të rëndomtë në Radushne, afër Kryvyi Rih-ut, në rajonin e Dnipropetrovskit, me një sulm nga raketa e tyre balistike”, shkroi Zelensky të enjten në rrjetin X. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
