Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve, pas një hetimi të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Sipas njoftimit, njësia rajonale e DHKEK-së në Prishtinë ka siguruar informacione dhe prova që ngritin dyshimin se tre të dyshuarit kishin falsifikuar dokumente të ndryshme, përfshirë pasaporta, letërnjoftime dhe certifikata, të cilat dyshohet se i kishin përdorur si dokumente të rregullta.

Me këto dokumente, të dyshuarit dyshohet se kishin tentuar të realizonin në mënyrë të kundërligjshme shitblerjen e tokave, me synim përfitimin e një shume prej 1 milion e 550 mijë eurosh. Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet nën dyshimet për veprat penale “bashkëkryerja”, “ndihma”, “mashtrimi” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tre të dyshuarit janë intervistuar më 30 korrik, në prani të avokatëve mbrojtës. Pas konsultimit me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Në njoftimin e ofruar nuk është bërë i ditur veprimi i ndërmarrë ndaj të dyshuarit të tretë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com