Kuvendi i LDK vazhdon me dyer të mbyllura

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur fjalim para delegatëve në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku pritet të vendoset për vazhdimin ose jo të mandatit të tij në krye të LDK-së. Abdixhiku ka deklaruar se e konsideron këtë proces të ardhur në kohë të gabuar, por ka theksuar se respekton vullnetin demokratik të delegatëve.

Pas fjalimit të kryetarit të LDK-së, deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, është ftuar që të paraqesë arsyetimin për kërkesën për shkarkimin e Abdixhikut. Zemaj ka qenë një nga iniciatorët kryesorë të kësaj nisme dhe ka udhëhequr procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

Pas përfundimit të fjalimeve hyrëse, Kuvendi i LDK-së ka vazhduar punimet me dyer të mbyllura, ku delegatët do të diskutojnë dhe më pas do të votojnë për fatin e kryetarit aktual të partisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot