Arsenal ka hyrë në fazë të avancuar të bisedimeve për transferimin e mesfushorit brazilian, Bruno Guimarães, nga Newcastle United. Sipas gazetarit Ben Jacobs, “Topçinjtë” besojnë se mund ta finalizojnë marrëveshjen për një shumë pak më të lartë se 87 milionë euro.
Mikel Arteta e sheh 28-vjeçarin si një përforcim kyç për mesfushën e Arsenalit, ndërsa negociatat me Newcastle po vazhdojnë për të arritur marrëveshjen përfundimtare. Bruno Guimarães, kapiten i “Magpies”, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit anglez, por e ardhmja e tij në St James’ Park është bërë e pasigurt gjatë kësaj merkatoje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
