Brazili: Nuk imitojmë Spanjën

0%

U kthyen nga Amerika, si thuhet, me bisht ndër shalë. Yjet e Brazilit nuk e kishin menduar që sërish do të pësonin një dështim të madh në Kupën e Botës, dhe se pritja që nga viti 2002 do të vazhdojë. Pati shumë kritika pas humbjes me Norvegjinë në të tetat e finaleve, po ashtu edhe propozime për të mësuar nga Spanja, që u shpall kampione e rruzullit pasi mundi 1-0 Argjentinën në finale.

Sidoqoftë, njeriu I stolit tek “Selesao”, Karlo Ançeloti, nuk është dakord. Në një intervistë ekskluzive për degën e Brazilit të televizionit, ESPN, trajneri italian deklaroi se ka respektin më të madh për Spanjën, e cila fiton sepse ka një brez të jashtëzakonshëm mesfushorësh si Rodri, Pedri, Fabian Ruiz, Olmo, Zubimendi, Merino apo Gavi, por shtoi se “kanarinat” duhet të ndjekin rrugën e tyre.

Sipas, veteranit, Brazili duhet të identifikojë pikat e dobëta dhe të përmirësohet, e jo të kopjojë Spanjën apo Francën. Anceloti mbrojti zgjedhjet e tij në Botëror, siç ishte ftesa për Nejmarin, por pranoi se mund të ketë bërë gabim ndaj Norvegjisë, me zëvendësimet, duke menduar se ekipi I tij e kishte humbur kontrollin e ndeshjes, kur në të vërtetë ishte e kundërta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri I shquar e cilësoi eliminimin në Botëror si fundin e një cikli, ndërsa tani duhet të hapet cikli I ri për Botërorin 2030, me lojtarë nga kombëtaret e të rinjve, mes të cilëve Endrik, Estevao apo Viktor Reis. Brazili e ka fituar Kupën e Botës për herë të fundit në 2002.

Burimi: Bota Sot