Denion Meidani me mesazh mbështetës për Shkëndijën! Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shprehur mbështetjen e tij për Shkëndijën para ndeshjes së sontme. “Mëngjes kampionësh me kuqezinjtë e Shkëndijës! Sonte luhet me zemër, karakter dhe besim deri në minutën e fundit. Suksese!
“, ka shkruar Meidani në rrjetet sociale, duke i uruar fat ekipit tetovar në sfidën e rëndësishme.
Burimi:
Bota Sot
