Paris Saint-Germain është shumë pranë kompletimit të transferimit të Maghnes Akliouche, pasi Monaco ka pranuar ofertën e pestë të kampionëve të Francës, me vlerë 50 milionë euro, raporton L’Equipe. Dy klubet kanë arritur një marrëveshje në parim, pasi Monaco më në fund pranoi ofertën e përmirësuar të PSG-së.
Megjithatë, para se transferimi të zyrtarizohet, palët duhet të finalizojnë kushtet personale dhe kontratën e lojtarit. Akliouche, 24 vjeç, zhvilloi një tjetër sezon të mirë me Monacon, duke regjistruar shtatë gola në 43 paraqitje në të gjitha garat.
Paraqitjet e tij i siguruan gjithashtu një vend në përfaqësuesen e Francës për Kupën e Botës 2026, ku u aktivizua si zëvendësues në ndeshjen ndaj Irakut në fazën e grupeve.
Nëse marrëveshja përfundon me sukses, ky do të jetë transferimi më i madh mes klubeve të Ligue 1 gjatë kësaj vere, duke kaluar blerjen prej 25 milionë eurosh të Matthis Abline nga Monaco, i transferuar nga Nantes më herët gjatë afatit kalimtar./ Telegrafi
