E ardhmja e tij nuk është e sigurt pa Guardiolën

0%

Xhek Grilish përballet me shansin e tij të fundit për të qëndruar te Mançester Sitit pas periudhës së tij të pasuksesshme si huazim te Everton. 30 vjeçari është rikthyer tek Siti megjithëse tani pa Guardiolën, mbështetësin e tij më të madh në stol. Tashmë ai duhet të bindë trajnerin Enco Mareska. Italiani foli së fundmi për anësorin e talentuar anglez: “Xhek është këtu tani.

Ai është një lojtar i Mançester Sitit. Gjithmonë kam thënë se, në çdo klub ku arrij, është detyra ime të stërvit lojtarët që janë tashmë atje. Kam një marrëdhënie të mirë me të, kemi qëndruar në kontakt që kur u largova. Arsyeja është se ai ka një zemër të madhe dhe është një person shumë i mirë.

Do të shohim çfarë ndodh.” Me një kontratë deri në vitin 2027, e ardhmja afatshkurtër e Grilish mbetet e pasigurt. Ai nuk ka udhëtuar me ekipin e Mareskës në turneun e tyre parasezonal në Azi, gjë që mund të tregojë se koha e tij te Mançesteri po i vjen fundi. Rënia dramatike e tij është e habitshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një futbollist me cilësi të pamohueshme, i cili kohët e fundit nuk ka arritur të shfaqë talentin e tij. Deri në nënshkrimin e Eliot Anderson këtë verë për 135 milionë euro, Grilish mbeti blerja më e shtrenjtë në historinë e Sitit me 117.5 milionë euro, një shumë absurde.

Burimi: Bota Sot