Historiku i traumave të partisë më të vjetër në Kosovë, LDK-së

0%

Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Dikur forca dominuese politike në Kosovë, me gati gjysmën e votave të qytetarëve, Lidhja Demokratike, sot përpiqet të gjejë rrugën për ta rikthyer peshën e dikurshme në skenën politike.

Partia e themeluar para 37 vjetësh, që për një dekadë e gjysmë u drejtua nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, të enjten mban Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku delegatët do të vendosin nëse Lumir Abdixhiku do të shkarkohet ose do të vazhdojë ta udhëheqë partinë. Në zgjedhjet e 7 qershorit, LDK-ja u rendit e treta me 16.7 për qind të votave, përkundër rikthimit të Vjosa Osmanit në këtë parti.

Është hera e katërt radhazi që ky subjekt politik mbeti forca e tretë në vend. Në zgjedhjet e para pas luftës, më 2001, LDK-ja nën udhëheqjen e Rugovës fitoi 45.65 për qind të votave. Edhe në vitin 2004 ruajti pothuajse të njëjtin rezultat. Rënia nisi pas vdekjes së Rugovës në janar të vitit 2006.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fund të atij viti u mbajtën zgjedhjet e brendshme në parti, e Kuvendi zgjedhor mori epitetin e “Kuvendit të karrigeve”, shkaku i përplasjeve fizike që ndodhën. Fatmir Sejdiu u zgjodh kryetar, ndërsa kundërkandidati i tij, Nexhat Daci, bashkë me mbështetës formuan subjekt të ri politik – Lidhjen Demokratike të Dardanisë.

Në zgjedhjet e vitit 2007, LDK-ja ra në 22 për qind të votave dhe për herë të parë u rendit e dyta, pas PDK-së. Megjithatë, mbeti pjesë e qeverisë në koalicion me rivalin e saj. Edhe Arbëri 3 nën 2025 Amerikania në Kosovë: Nuk shkoni kund pa unitet!

Në vitin 2010, Isa Mustafa mori drejtimin e partisë, pasi me vota e mundi Sejdiun, i cili paraprakisht dha dorëheqje nga posti i presidentit shkaku se Kushtetuesja konstatoi që ai bëri shkelje duke e drejtuar edhe shtetin e edhe partinë. Në zgjedhjet e atij viti LDK-ja mori 24% dhe mbeti në opozitë, për herë të parë.

Katër vjet më vonë, në zgjedhjet e 2014-s, partia e Mustafës mori 25%, e pas një bllokade politike, ai formoi qeverinë në koalicion me PDK-në. Zgjedhjet e vitit 2017 shënuan një tjetër rënie, pasi LDK-ja për herë të parë doli e treta dhe mori 25% të votave. Dy vjet më vonë u rikthye e dyta dhe formoi qeverinë me Vetëvendosjen, por koalicioni zgjati vetëm disa muaj.

Në zgjedhjet e vitit 2021 ndodhi një tjetër përçarje. Vjosa Osmani braktisi LDK-në dhe themeloi partinë ‘Guxo’. Në këtë proces elektoral, LDK-ja regjistroi rezultatin më të dobët në histori, duke siguruar vetëm 12 për qind të votave. Pas këtij rezultati, Isa Mustafa dha dorëheqje dhe në krye të partisë u zgjodh Lumir Abdixhiku.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, LDK-ja u rrit në 18 për qind, por mbeti e treta. Pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, rezultati ra në 13 për qind. Abdixhiku ofroi dorëheqjen, por delegatët refuzuan ta pranonin dhe e konfirmuan në krye të partisë. Në zgjedhjet e 7 qershorit, Osmani u rikthye në LDK dhe udhëhoqi listën zgjedhore.

Partia mbeti sërish e treta, me 16.7 për qind të votave. Abdixhiku e quajti rezultatin sukses. Por degët e LDK-së në Pejë, Lipjan dhe Dega e Dytë në Prishtinë kërkuan dorëheqjen e tij. Pas refuzimit të kësaj kërkese, në fillim të korrikut nisi mbledhja e nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, në të cilin testohet legjitimiteti i Abdixhikut.

Edhe Arbëri 28 min. më parë Abdixhiku: Nismë e gabuar, s’u jap përgjegjësi sabotuesve Kundër tij haptazi i kanë dalë disa nga figurat më të votuara të partisë si: Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti. Pavarësisht rezultatit, më 6 gusht mbahet seanca konstituive e kuvendit.

Në rast të zgjedhjes së kryetarit të parlamentit dhe 5 nënkryetarëve, fillon rrjedhja e afatit 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, që në mungesë konsensusi mund ta qojë vendin sërish në zgjedhje.

Burimi: Koha