KB Vëllaznimi: Nuk ka Superligë pa Vëllaznimin

0%

Klubi i basketbollit Vëllaznimi mbetet në Superligë, pasi që Drita e Gjilanit nuk u licencua. Klubi nga Gjakova ndihet të lumtur që mbeten pjesë e elitës së basketbollit të Kosovës. “Nuk ka Superligë pa Vëllaznimin.

Pas rrethanave të krijuara në muajt e fundit në Superligën e Kosovës, sot ju njoftojmë me kënaqësinë më të madhe se KB Vëllaznimi ka bërë të pamundurën të mundur dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e elitës së basketbollit kosovar edhe në sezonin e ri, duke sakrifikuar shumë.

Përkundër kohës së shkurtër në dispozicion, drejtuesit e klubit janë mobilizuar në kohë rekord dhe kanë nisur menjëherë procesin e riorganizimit, me synimin për të ndërtuar një skuadër dinjitoze, konkurruese dhe një organizim të qëndrueshëm për sfidat e shumta që na presin. Jemi të vetëdijshëm se ky nuk do të jetë një sezon i lehtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Do të na duhet shumë punë, durim dhe sakrificë për të rikthyer Vëllaznimin aty ku e meriton. Pikërisht për këtë, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për përkrahjen e secilit prej jush. Ky është një kapitull i ri për Vëllaznimin. Me përkushtim, punë dhe unitet do të bëjmë maksimumin për ta përfaqësuar me dinjitet fanellën kuqezi dhe qytetin e Gjakovës në Superligën e Kosovës.

Falënderojmë nga zemra të gjithë tifozët, sponsorët, ish-lojtarët, miqtë e klubit dhe secilin që në çdo moment ka besuar dhe ka qëndruar pranë Vëllaznimit. Mbështetja juaj ka qenë dhe mbetet forca jonë më e madhe. Në ditët në vijim do t’ju njoftojmë me të gjitha zhvillimet rreth ekipit, stafit dhe përgatitjeve për sezonin e ri.

Së shpejti do të prezantojmë edhe biletat sezonale, sepse besojmë se tribuna e mbushur është lojtari ynë i gjashtë në të gjitha dimensionet. Na qëndroni pranë edhe në këtë rrugëtim. Me mbështetjen tuaj, hap pas hapi, do ta ndërtojmë së bashku Vëllaznimin që të gjithë e dëshirojmë. Bashkë për Vëllaznimin. Bashkë për Gjakovën!”, thuhet nga KB Vëllaznimi.

Burimi: Bota Sot