Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku po diskutohet për të ardhmen e tij në krye të LDK-së. Abdixhiku ka thënë se e ka ditur që pozita e kryetarit të LDK-së nuk ka qenë e përhershme, duke theksuar se gjatë mandatit të tij ka përjetuar si sukseset, ashtu edhe humbjet.
“E kam ditur që karriga s’më përkiste përjetësisht. Kam përjetuar çdo sukses e çdo humbje”, ka thënë Abdixhiku. Ai ka deklaruar se asnjëherë nuk ka marrë vendime duke e vendosur veten para interesit të LDK-së. “S’kam qenë as i përkryer as i pagabueshëm. Kam marrë vendime që mund të merreshin ndryshe.
Asnjë vendim, asnjë veprim dhe asnjë sjellje s’e kam marrë duke menduar për veten, para LDK’së”, ka thënë ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
