Vëllaznimi mbetet në Superligën e basketbollit

0%

Shpërndaje në: Vëllaznimi i Gjakovës do të luajë në Superligën e Kosovës në basketboll edhe në edicionin e ardhshëm. Të drejtën për të garuar në Superligë e kishte Drita e Gjilanit. Por ky klub nuk plotësoi kriteret për licencim për Superligë. Rrjedhimisht FBK-ja shpalli konkurs për të plotësuar vendin e mbetur vakant.

Dhe Bordi i FBK-së të enjten njoftoi se është miratuar aplikimi i KB Vëllaznimi “për Wild Card në Superligë”. Vëllaznimi ra nga Superliga mes kundërthënieve për një interpretim të turbullt të rregullave nga përgjegjësit e garave të FBK-së. Por skuadra gjakovare do të jetë sërish në elitën e basketbollit kosovar.

Burimi: Koha