Ish-lojtari i Bayernin dëshiron kalimin te Barcelona

0%

Shpërndaje në: Mesfushori gjerman, Leon Goretzka, i ka ofruar Barcelonës mundësinë për t’iu bashkuar si lojtar i lirë, pas largimit nga Bayern Muncheni. Kështu raportojnë mediumet spanjolle. Megjithatë, drejtuesit e Barçës nuk e kanë prioritet transferimin e 31-vjeçarit.

Edhe pse Barcelona po përballet me mungesa në repartin e mesfushës për shkak të lëndimeve, drejtori sportiv, Deco, nuk është i bindur se Goretzka është profili i duhur për skuadrën. Fokusi i Barcelonës mbetet përforcimi i repartit ofensiv.

Pas largimit të Robert Lewandowskit, gjiganti katalunjas është në kërkim të një sulmuesi të ri, duke e lënë transferimin e një mesfushori në plan të dytë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha