Bastet i japin lajmin e keq rivalit të Ilir Dajës

0%

Mbrëmja e sotme do të jetë tepër deçizive për fatin e Dinamos në misionin e saj drejt kualifikimit për në fazën tjetër të Conference League, pra në turin e tretë. Fillimisht, kryeqytetasit e drejtuar nga trajneri Ilir Daja i duhet të kalojnë pengesën “Aluminij” për të bërë të mundur më pas, “shtrimin e rrugës” drejt këtij misioni historik.

Sfida e cila do të nisë prej orës në stadiumin “Elbasan Arena” e gjen Dinamon më të motivuar se kurrë për një tjetër rezultat pozitiv. Për ta bërë edhe më real këtë skenar “hipotetik” mendon edhe platforma e njohur mediatike “Flashscore” që e kuoton suksesin e Dinamos, 1.75, dukshëm më të avantazhuar se rivalët sllovenë, 4.00, ndërsa barazimi shkon në 3.70.

Përtej këtij avantazhi, pritet që skuadra dinamovite të mos kursehet aspak në këtë përballje, ashtu siç e deklaroi edhe vetë tekniku Daja në konferencën për shtyp, ku u shpreh se beson që kualifikimi do të zgjidhet brenda 90 minutave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot