Kroupi do të operohet, Asllani kthehet në prioritet për Barcelonën

0%

Barcelona prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi qendre dhe gjatë verës kanë qenë tre kandidatët e fortë për tu transferuar në “Spotify Camp Nou”. Fisnik Asllani falë sezonit që bëri sezonin e kaluar me TSG Hoffenheim është një profil interesant për klubin katalantas, i cili nuk ka fshehur interesin karshi sulmuesit me origjinë shqiptare.

Me kalimin e javëve Barça vendosi që të tentonte shërbimet e Julián Alvarez. \ Në këtë pistë klubi katalanas ka gjetur akordin me lojtarin, por klubi që zotëron kartonin e argjentinasit ka bërë rrezistencë të fortë. Atlético Madrid nuk ka ndër mend që të forcojë një klub konkurent në La Liga. Pista e tretë dhe ajo që ishte edhe më sugjestionuese ishte ajo e Eli Junior Kroupi.

Për sulmuesin francez të Bournemouth, Barça bëri dy oferta, të dyja nën 100 milionë euro, të cilat u refuzuan nga skuadra e Premier League. Së fundmi situata ka ndryshuar përsëri pasi Barcelona ka mësuar se Eli Junior Kroupi ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë, prej së cilës i duhet që të qëndrojë për disa muaj jashtë fushave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo situatë ka bërë që skuadra e Flick të rikthehet edhe një herë te Fisnik Asllani. 23-vjeçari ka dëshirë që të transferohet në Barcelonë, por kësaj radhe tratativat do të bëhen edhe më të vështira për klubin spanjoll, i cili duhet që të mposhtë konkurencën e fortë të RB Leipzig.

Burimi: Bota Sot