Tragjedi në Argjentinë: Rrëzohet helikopteri gjatë stërvitjes, humbin

0%

Shtatë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në provincën San Juan të Argjentinës. Guvernatori i provincës, Marcelo Orrego, konfirmoi lajmin, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave. “Me hidhërim të thellë morëm lajmin për aksidentin me helikopter që ndodhi në provincën tonë, ku fatkeqësisht humbën jetën shtatë persona”, deklaroi ai.

Sipas tij, në mesin e viktimave kishte zjarrfikës, zyrtarë policorë dhe pjesëtarë të mbrojtjes civile. Helikopteri i tipit “Bell 412” po zhvillonte një stërvitje para se të nisej drejt një province fqinje, ku ekipi do të ndihmonte në shuarjen e zjarreve që kishin përfshirë zonën prej disa ditësh.

Mjeti fluturues u rrëzua në parkun natyror Ischigualasto, pasi kishte humbur kontaktin me ekipet e kontrollit gjatë orëve të mëngjesit. Një avion tjetër që po operonte në të njëjtën zonë arriti ta lokalizonte vendin e rrëzimit dhe njoftoi autoritetet, të cilat nisën menjëherë operacionin emergjent.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com