Egnatia do të mësojë të hënën, më 3 gusht, shortin për fazën “play off”. Rrogozhinasit janë në vazon e favoritëve për shortin e Ligës së Europës në orën , ndërsa ndodhen te vazo e jofavoritëve për Ligën e Konferencës në orën . Sa i përket Ligës së Konferencës, edhe pse në vazon e jofavoritëve, Egnatia ka përballë kundërshtarë mjaft të kalueshëm.
Mund të thuhet se duhet shmangur vetëm çifti Riga-Gior. Pjesa tjetër është me kundërshtarë të pranueshëm ku Linkoln Red Imps do të ishte rivali më i lehtë. Po ashtu rrezikohet edhe një përballje me Dritën. Këto llogari ndërkohë bëhen vetëm për Ligën e Konferencës.
Egnatia synon të elimojnë Shamrok Rovers në Ligën e Europës, që automatikisht të sigurojë grupet e minimalisht Ligës së Konferencës.
RIVALËT E MUNDSHËM NË SHORTIN E LIGËS SË KONFERENCËS TË KONFIRMUAR Fituesi i Drita(Kosovë) – Tre Fiori(San Marino) Humbësi i Linkoln Red Imps(Gjibraltar) – Kairat(Kazakistan) Humbësi i KuPS Kuopio(Finlandë) – Universita Kraiova(Rumani) Fituesi i Riga(Letoni) – ETO Gior(Hungari) PËR T’U KONFIRMUAR Fituesi i Borac Banja Luka – Vitebsk *Borac dhe Vitebsk i kanë fituar 3 me 0 ndeshjet e para, respektivisht ndaj Petrkub dhe Sutjeskas.
Ndaj nuk priten surpriza. Tashmë mund të thuhet se Egnatia i di të gjithë kundërshtarët e mundshëm për shortin e turit të tretë të Ligës së Konferencës.
