Marc Bernal mbyll derën për largimin: Synimi im është të ndërtoj

0%

Mesfushori i ri i Barcelonës, Marc Bernal, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me një transferim te Manchester City, duke theksuar se e ardhmja e tij është te klubi katalanas. 19-vjeçari deklaroi se aktualisht është i përqendruar vetëm te përgatitjet për sezonin e ri dhe nuk po merret me zërat e merkatos.

Bernal bëri të ditur se dëshira e tij është të vazhdojë karrierën me Barcelonën për shumë vite, ndërsa çështjet që lidhen me kontratën ia ka lënë në dorë agjentit të tij. Talenti spanjoll u shpreh gjithashtu i gatshëm të marrë më shumë përgjegjësi në skuadër dhe beson se mund të luftojë për një vend në formacionin titullar gjatë sezonit të ardhshëm.

Barcelona e konsideron Bernalin një nga talentet më premtues të akademisë “La Masia”, duke e parë si pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë të klubit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com