Kapet nga Policia në Han të Elezit 23-vjeçari i kërkuar me tri

0%

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Han të Elezit, pasi kërkohej nga drejtësia me tri urdhërarreste aktive për vepra të ndryshme penale. Arrestimi është realizuar gjatë një aksioni policor në fshatin Dromjak, ku i dyshuari u lokalizua dhe u ndalua në banesën e tij.

Sipas autoriteteve, ndaj tij ishin lëshuar tri urdhërarreste nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, për dy raste të veprës penale “Vjedhja e pyllit” dhe një rast të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. Pas arrestimit, 23-vjeçari është dërguar në Institucionin Korrektues, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar prej gjithsej 105 ditësh burgim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com