Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksidentin

0%

Sot do të varroset i riu Dion Emërllahu, i cili vdiq më 24 korrik të këtij viti, pas një aksidenti në Itali. 19-vjeçari nga Ramjani i Vitisë, ishte nisur nga Franca për të ardhur në Kosovë. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga faqja e fshatit Ramjan, sipas së cilës Emërllahu ishte nisur nga Franca për të ardhur në Kosovë së bashku me familjen.

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Itali ku humbi jetën 19-vjeçari nga Vitia Sipas mediumit italian “BresciaToday”, 19-vjeçari po drejtonte një furgon kur u përplas me një kamion. Pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, ai ishte transportuar me helikopter në Spitalin Civile në Brescia, ku po trajtohej për plagët e rënda. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com