Podujeva nis dezinsektimin e hapësirave publike, qytetarët njoftohen

0%

Komuna e Podujevës ka njoftuar se nga data 31 korrik do të fillojë faza e parë e dezinsektimit të hapësirave publike përreth lumenjve Llap, Dumnicë dhe Batllavë. Sipas njoftimit të komunës, kjo ndërhyrje realizohet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese, veçanërisht mushkonjave, si dhe si masë parandaluese për reduktimin e rrezikut nga përhapja e sëmundjeve infektive.

Dezinsektimi do të zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht, ndërsa për shkak të kërkesave të qytetarëve, trajtimi i qytetit dhe parqeve do të kryhet më 1 gusht, duke filluar nga ora .

Komuna ka bërë të ditur se trajtimi rreth lumenjve do të fillojë nga ora , ndërsa qytetarët janë lutur që gjatë dezinsektimit të qytetit t’i mbajnë të mbyllura dritaret për të shmangur futjen e insekteve në hapësirat e banimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, janë njoftuar shoqatat e bletarëve dhe pronarët e bletëve që gjatë ditëve të përcaktuara t’i mbajnë bletët të mbyllura, për të garantuar sigurinë e tyre gjatë procesit të dezinsektimit.

Burimi: Telegrafi