Gjykata Themelore në Pejë ka shqiptuar mbi 24 vjet burgim ndaj gjashtë personave të dënuar për raste të rrezikimit të trafikut publik që kanë përfunduar me pasoja fatale. Sipas të dhënave zyrtare të kësaj gjykate për periudhën 2025-2026, janë nxjerrë pesë aktgjykime dënuese për aksidente me fatalitet, ku personat e përfshirë janë shpallur fajtorë për shkelje të rregullave të trafikut.
Dënimi më i lartë gjatë kësaj periudhe është shqiptuar në një rast ku gjykata vendosi gjashtë vjet burgim për të akuzuarin. Vendimi është marrë më , në kuadër të lëndës P.nr.1069/23. Një tjetër rast me dënim të rëndësishëm është ai i 4 nëntorit 2025, ku gjykata dënoi dy persona. Njëri prej tyre u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa tjetri me 10 muaj burgim.
Po ashtu, me pesë vjet e gjashtë muaj burgim u dënua edhe një person tjetër në një rast të veçantë të gjykuar më . Pjesa tjetër e vendimeve përfshiu dënime nga dy deri në katër vjet burgim. Në një rast të korrikut 2025 u shqiptua dënim prej katër vitesh burgim, ndërsa një tjetër vendim i dhjetorit 2025 rezultoi me dy vjet e gjashtë muaj burgim.
Të dhënat tregojnë për një bilanc prej gjashtë personash të dënuar në pesë procese gjyqësore, ndërsa rastet kanë të bëjnë me aksidente trafiku ku humbja e jetës ka sjellë përgjegjësi penale për të përfshirët. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
