Gjykata e Lartë në Shqipëri ka caktuar më 15 shtator seancën për rishqyrtimin e masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Rishqyrtimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu çështjen në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar që të arsyetohet më qartë nëse ekzistojnë alternativa të tjera ndaj masës së arrestit në burg.
Veliaj, i cili aktualisht mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg”, ka kërkuar ndryshimin e masës dhe lirimin e tij gjatë procesit gjyqësor. Ndërkohë, ndaj tij dhe disa personave të tjerë, përfshirë Ajola Xoxën, vijon procesi gjyqësor në themel.
SPAK ka ngritur ndaj Veliajt akuza për korrupsion pasiv në disa episode, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre, si dhe vepra të tjera penale. Seanca e 15 shtatorit do të përcaktojë nëse masa aktuale e sigurisë ndaj tij do të mbetet në fuqi apo do të ndryshohet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
