Aksion në Ujman: Nis shembja e restorantit të ndërtuar pa leje në

0%

Ka nisur rrënimi i një restoranti në zonën e Ujmanit, për të cilin autoritetet kanë bërë të ditur se ishte ndërtuar pa leje në pronë publike. Në aksion po marrin pjesë ekipet e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, inspektorë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Policia e Kosovës.

Lajmin për nisjen e aksionit e ka konfirmuar për Sinjalin zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani. Ky zhvillim vjen pas aksionit të 21 korrikut, kur institucionet e Kosovës nisën largimin e disa ndërtimeve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit.

Në atë operacion u rrënuan disa objekte banimi, për të cilat u deklarua se ishin ndërtuar në pronë të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”. Veprimet e autoriteteve kanë nxitur reagime dhe diskutime, përfshirë edhe nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa institucionet kanë insistuar se aksionet kanë për qëllim zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e pronës publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com