Çka duhet të dihet për drejtimin e futbollit? FIFA, UEFA dhe balancet

0%

Shpërndaje në: Plani i FIFA-s për të krijuar një degë prej 20 miliardë dollarësh për të drejtuar Kupën e Botës dhe për të shitur aksione te investitorët privatë ka nxjerrë në pah balancën e pushtetit brenda futbollit botëror. FIFA është organi qeverisës global i futbollit, por pjesa më e madhe e forcës tregtare të futbollit qëndron diku tjetër – në Evropë.

UEFA kontrollon shumë nga garat më të vlefshme të futbollit. FIFA qëndron në krye të strukturës qeverisëse të futbollit botëror. E themeluar në vitin 1904 dhe me seli në Cyrih, FIFA i ka 211 federata nacionale anëtare. Secila e ka nga një votë në Kongresin e FIFA-s, që është autoriteti legjislativ i organizatës. Kongresi zgjedh presidentin e FIFA-s dhe miraton ndryshimet e mëdha statutore.

Ndërkohë Këshilli i FIFA-s, që ka 37 anëtarë, është organi kryesor vendimmarrës midis mbledhjeve të Kongresit. Të gjithë federatat nacionale u përkasin njërës prej gjashtë konfederatave kontinentale të FIFA-s. UEFA është në Evropë, CONMEBOL në Amerikën e Jugut, CONCACAF në Amerikën e Veriut, Qendrore dhe Karaibe, AFC në Azi, CAF në Afrikë dhe OFC në Oqeani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Federatat nacionale qeverisin futbollin brenda vendeve të tyre, ndërsa konfederatat janë përgjegjëse për sportin në nivel kontinental. Edhe Futboll 13 jan 2026 Juventusi po rritet, por pa Zhegrovën pjesë të formacionit startues FIFA i organizon garat globale, duke përfshirë Botërorin.

Ajo mbikëqyr kalendarin ndërkombëtar të ndeshjeve, i cili përcakton se kur klubet duhet të lirojnë lojtarët për detyra në ekipet përfaqësuese. FIFA po ashtu përcakton kornizën rregullatore globale për futbollin ndërkombëtar përmes rregullave që mbulojnë fusha të tilla si e drejta e lojtarëve për të luajtur, transferimet dhe çështjet disiplinore në garat e FIFA-s.

Shpërndan fondet e zhvillimit përmes programeve që i ka. Secili shtet e ka një votë në FIFA, pavarësisht madhësisë dhe ndikimit në futboll. Kjo bënë që koalicionet në Afrikë, Azi, Amerikë dhe Oqeani të jenë vendimtare në zgjedhjet e FIFA-s dhe për vendimet kryesore politike. Roli i konfederatave Gjashtë konfederatat nuk janë thjeshtë zyra rajonale të FIFA-s.

Ato në fakt janë organe të pavarura udhëheqëse me kongrese, drejtues, gara dhe programe të tyre komerciale. Organizojnë turnetë kontinental të ekipeve përfaqësuese, duke përfshirë Kampionatin Evropian, Copa America, Kupën e Kombeve të Afrikës, Kupën e Azisë, “Gold Cup” dhe Kupën e Kombeve të OFC. Konfederatat drejtojnë po ashtu garat kryesore të klubeve në rajonet përkatëse.

Edhe Futboll 31 dhj 2025 Arkitekti Foda tregon sekretet e suksesit të Kosovës Pse UEFA është ndryshe? Edhe kse UEFA ka vetëm 55 nga 211 federatat nacionale anëtare të FIFA-s, ajo gjeneron shumë më tepër të ardhura se çdo konfederatë tjetër, duke i organizuar garat më të vlefshme dhe më të famshme të futbollit.

UEFA i organizon Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës, Kampionatin Evropian. Gjitha këto gjenerojnë miliarda euro përmes të drejtave të transmetimit, sponsorizimit dhe partneriteteve tregtare. Evropa është gjithashtu shtëpia e shumë prej klubeve, ligave, transmetueseve dhe sponsorëve më të mëdhenj në botë.

Kjo forcë tregtare e rrit ndikimin e UEFA-s përtej garave të saj. Konfederata Evropiane rishpërndan milarda euro përmes çmimeve financiare, pagesave të solidaritetit dhe fondeve të zhvillimit. Kështu forcon rëndësinë e saj për klubet, ligat dhe federatat nacionale në gjithë Evropën. Pse UEFA mund ta sfidojë FIFA-n?

FIFA ka autoritetin qeverisës mbi futbollin botëror, por UEFA mbikëqyrë pjesën më të madhe të motorit ekonomik të futbollit. Edhe Futboll 28 kor 2026 Arijon Ibrahimoviqi pyetet për të ardhmen te Gjermania Konfederata evropiane organizon garat më të pasura të klubeve dhe ekipeve përfaqësuese në futboll dhe përfaqëson shumë nga ligat, klubet dhe transmetuesit më të mëdhenj.

Kjo peshë tregtare i jep UEFA-s ndikim të konsiderueshëm sa herë që FIFA propozon ndryshime që ndikojnë në garat, kalendarin dhe strukturën tregtare të lojës. FIFA ka nevojë për pjesëmarrjen e Evropës për të rritur vlerën e garave kryesore të saj. UEFA ndërkohë vepron brenda kuadrit rregullator global të FIFA-s.

Ky ekuilibër ndihmon në shpjegimin pse mosmarrëveshjet mes dy organeve kanë një rëndësi të madhe për sportin.

Burimi: Koha