Në Rahovec është raportuar për disa mbetje mortore të cilat dyshohet të jenë të njeriut. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur një person ka njoftuar policinë për këto mbetje.
“Ankuesi mashkull kosovar, njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në fushë të hapur ka vërejtur mbetje mortore që dyshohet se janë të njeriut dhe janë sjellë aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike.”– thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Nga ky rast mësohet se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore.
Ndërsa në raportin e policisë thuhet se rasti është në hetime.
