Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e Tregut të Veturave dhe Poligonit për Auto-Shkolla, dy projekte që synojnë rregullimin dhe modernizimin e një sektori që për vite ka funksionuar pa infrastrukturë të përshtatshme.
Sipas njoftimit, këto investime do të sjellin më shumë rend, siguri dhe standarde më të larta, duke krijuar kushte më të mira si për qytetarët ashtu edhe për bizneset që operojnë në këtë fushë.
Projekti për Tregun e Veturave dhe Poligonin për Auto-Shkolla pritet të ndikojë në organizimin më efikas të aktiviteteve, përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e një hapësire të dedikuar sipas nevojave të qytetit.
Rama ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturë publike mbeten pjesë e angazhimit për një kryeqytet më funksional, të rregullt dhe me shërbime më cilësore për qytetarët.
