Google lanson Street View në Kosovë

0%

Shpërndaje në: Kosova është bërë territori më i ri në Ballkan që i është shtuar shërbimit Google Street View , duke shënuar një nga zgjerimet më të rëndësishme të Google Europe në rajon. Pas rreth dy vjetësh incizimesh dhe një pritjeje të gjatë, shërbimi është bërë më në fund i disponueshëm këtë muaj dhe territori i Kosovës tashmë është hartëzuar me teknologjinë më të avancuar të Googleit.

Fotografimi është realizuar nga korriku i vitit 2025 deri në maj të vitit 2026, duke përdorur kamerat e gjeneratës së katërt të Google. Një pjesë e pamjeve, të realizuara në tetor 2025, tregojnë Kosovën të mbuluar nga reshje të dendura bore, që përfshinë edhe zonat përreth Prishtinës dhe një pjesë të Rrafshit të Dukagjinit.

Pavarësisht motit të vështirë, projekti nuk u ndërpre, pasi ekipet e Googleit përdorën kamera portative të projektuara posaçërisht për kushte të tilla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një detaj interesant është se personazhi i njohur Pegman, maskota e Google Street View, shfaqet ndryshe në disa pamje falë një bashkëpunimi mes këngëtares Dua Lipa, platformës Service95 dhe Google Maps, në kuadër të promovimit të vendeve të ndryshme në disa qytete, përfshirë edhe Prishtinën.

Autoritetet e Kosovës i kanë dhënë leje Appleit për të fotografuar pjesë të qyteteve gjatë vitit të kaluar, por ndryshe nga Google, ato pamje ende nuk janë publikuar. Përpara lansimit të Google Street View, tregu në Kosovë ishte mbuluar pjesërisht nga iniciativa vendore. Një prej tyre ishte Gjirafa.biz, e cila kishte fotografuar një pjesë të territorit që në vitin 2016.

Burimi: Koha