Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit, me ç’rast Policia e Kosovës ka vënë në pranga të dyshuarin. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i arrestuari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme një grua.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti vazhdimisht e ka ngacmuar viktimën femër kosovare ”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës . Pas inicimit të rastit dhe me konsultim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedurat e mëtejshme ligjore.
