Shpërthim i fuqishëm në Poloni teksa Rusia kryen sulme ndaj Ukrainës

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Një objekt i paidentifikuar është rrëzuar dhe ka shkaktuar një shpërthim rreth 95 kilometra brenda territorit polak në orët e para të së enjtes, kan thënë autoritetet vendase, ndërsa Rusia kishte nisur sulme vdekjeprurëse me rreze të gjatë veprimi në të gjithë Ukrainën.

Objekti është rrëzuar në një zonë të pabanuar pranë fshatit Tarnaa-Kolonia në provincën e Lublinit, ka njoftuar ushtria polake. Policia polake ka thënë se banorët raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.

Polonia kishte raportuar më herët ngritjen në ajër të avionëve luftarakë në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili ka goditur zona të gjera të vendit, ka lënë të vdekur të paktën tetë persona, përfshirë fëmijë dhe ka lënë disa të tjerë të bllokuar nën rrënoja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar të enjten në Telegram se kishte kryer një “goditje masive duke përdorur armë precize me rreze të gjatë nga toka, ajri dhe deti”, si dhe dronë sulmues, kundër objekteve ushtarake në të gjithë Ukrainën.

Ushtria polake ka njoftuar ndrkaq se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kishin diktuar dhjetëra raketa mbi Ukrainën perëndimore, të cilat përbënin një kërcënim të mundshëm për hapësirën ajrore polake. Ende nuk është e qartë nëse objekti i paidentifikuar që është rrzuar në Poloni ishte një raketë ruse.

Edhe Botë 28 shk 2026 Ish-taksisti që u përfshi në operacionet e shërbimeve sekrete ruse në Evropë Megjithatë, çdo sulm i mundshëm rus kaq thellë brenda territorit të një vendi anëtar të NATO-s do të rrezikonte të shihej si një përshkallëzim i luftës shumëvjeçare të Moskës kundër Ukrainës.

Sulmi rus gjatë natës ndaj Ukrainës pasonte vizitën e presidentit Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të martën, ku ai i kërkoi presidentit Donald Trump që t’i siguronte Ukrainës sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore.

Burimi: Koha