Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në aspektin financiar. Sulmuesi portugez është bërë futbollisti me kontratën më fitimprurëse në historinë e futbollit, falë marrëveshjes së tij me klubin saudit Al Nassr.
Sipas raportimeve të FootballTweet, 41-vjeçari ka përfituar rreth 625 milionë euro që nga transferimi i tij në Arabinë Saudite, duke përfshirë pagën bazë dhe bonuset e lidhura me paraqitjet dhe sukseset sportive. Paga e Ronaldos përbën pjesën më të madhe të kësaj shifre, me rreth 595 milionë euro të arkëtuara gjatë tre viteve e gjysmë te Al Nassr.
Ndërkohë, ai ka përfituar edhe 11 milionë euro bonuse falë 129 golave të realizuar, si dhe 1 milion euro për 23 asistimet e regjistruara. Ylli portugez është shpërblyer gjithashtu me 8.5 milionë euro për fitimin e dy trofeve të “Këpucës së Artë”, ndërsa një shumë e njëjtë iu akordua pasi ndihmoi Al Nassr të fitonte titullin e Ligës Profesionale Saudite.
Me të ardhura totale prej 625 milionë eurosh nga një kontratë e vetme, Ronaldo ka vendosur një rekord të ri financiar në futbollin botëror, duke forcuar statusin e tij si një nga sportistët më të suksesshëm dhe më të paguar në histori. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!