Në arrati personi që dyshohet se shtiu me armë drejt ekipit të KRU

0%

Personi i cili dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të ekipit të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” vazhdon të jetë në arrati. Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni. Sipas Pretenit, i njëjti dyshohet për veprat penale – sulm ndaj personit zyrtar me mjet, – armëmbajtje pa leje, dhe – përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm.

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, pretendoi se ky person ka shtënë me armë në drejtim të ekipit të kompanisë, pasi ishte shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit për shkak të mospagesës së faturave. Rasti, sipas tij, ka ndodhur në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.

Kurti bën të ditur se personi në fjalë kishte marrë vazhdimisht njoftime dhe vërejtje nga kompania për shkak të borxhit, i cili, sipas tij, arrin në 1 mijë e 380 euro. Sipas Kurtit, shkyçja kishte përfunduar dhe punëtorët po ktheheshin nga terreni kur ndodhi incidenti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në kthim e sipër prej terrenit, ua ka bllokuar rrugën me një ‘pick-up’ fillimisht dhe e ka nxjerrë revolen dhe i ka gjuajtur tre kolegët por fatmirësisht pa lëndime”- deklaroi Kurti për KALLXO.com Ai shtoi se sipas rrëfimit të punëtorëve, “plumbi u ka kaluar rreth 30 centimetra mbi kokë”.

Burimi: Kallxo