Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin për në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Skuadra turke barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Górnik Zabrzes, rezultat që i mjaftoi për të kaluar tutje falë fitores 1-0 në takimin e parë.
Në fazën e ardhshme, gjiganti turk do të përballet me Sturm Graz, në përpjekje për të siguruar një vend në fazën e ligës së garës më prestigjioze evropiane për klube.
Ndërkohë, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të një lëndimi dhe nuk ishte pjesë e skuadrës në këtë ndeshje. 📸 #GORvFB pic.twitter.com/vWIYrjyx4h — Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) July 29, 2026 Megjithatë, ai ishte në qendër të vëmendjes së tifozëve të Fenerbahçes, duke marrë pjesë në një aktivitet për nënshkrimin e autografeve në dyqanin zyrtar Fenerium në Kadıköy.
Qindra tifozë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit për të takuar sulmuesin e Kosovës. Muriqi nënshkroi fanella, bëri fotografi me tifozët dhe u prit me brohoritje të shumta, ndërsa interesimi më i madh erdhi nga mbështetësit më të rinj të klubit. Aktiviteti u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe u shndërrua në një festë të vërtetë për tifozët verdheblu.
Në fund, Muriqi falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa ata i uruan rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës.
