Imran Fetai nga Shkëndija transferohet në Rumani!

0%

Dinamo do të përforcohet me mbrojtësin qendror Imran Fetai. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut largohet nga Shkëndija dhe transferohet në Rumani. Ky është i pari nga katër transferimet që Dinamo pritet t’i realizojë në periudhën e ardhshme. Fetai ka arritur marrëveshje me klubin dhe zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti, sipas “prosport.ro”.

Ai zhvilloi gjithsej 44 ndeshje me fanellën e Shkëndijës, gjatë të cilave shënoi 2 gola dhe regjistroi 2 asistime. Gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Tikveshin dhe Besën 1976. Ky do të jetë përjetimi i tij i parë jashtë vendlindjes, ndërsa sipas faqes së specializuar Transfermarkt, vlera e tij në treg vlerësohet në 700.000 euro.

Pritet që Fetai t’i bashkohet menjëherë ekipit sapo të përfundojnë të gjitha procedurat dhe formalitetet që lidhen me kontratën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot