UEFA dënon rëndë Partizanin e Beogradit

0%

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, vendosi një tjetër dënim ndaj klubit Partizani nga Beogradi për ngjarjet që ndodhën në ndeshjen kundër UNA Strassen, në takimin e parë të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s vendosi që Partizani të paguajë gjithsej 34.000 euro, ndërsa përveç gjobës financiare, klubi mori edhe një dënim me kusht për mbylljen e një pjese të stadiumit në Humska.

Pjesa më e madhe e gjobës, 20.000 euro, është vendosur për shkak të thirrjeve dhe brohoritjeve të papërshtatshme të tifozëve, ndërsa 14.000 euro të tjera për bllokimin e kalimeve në tribunën jugore. Përveç gjobës, UEFA ka vendosur edhe mbylljen me kusht të 5.000 vendeve në tribunën perëndimore për një ndeshje evropiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo masë nuk do të zbatohet menjëherë, por do të mbetet në fuqi për dy vitet e ardhshme dhe do të aktivizohet vetëm nëse Partizani përsërit shkelje të ngjashme gjatë kësaj periudhe.

Burimi: Bota Sot