Konflikti i Lindjes së Mesme rrezikon përfundimin e sezonit në F1

0%

Sezoni i Formula 1 mund të përfundojë në Evropë nëse konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon. Presidenti i F1, Stefano Domenicali, ka konfirmuar se kampionati 2026 do të mbyllet në Evropë nëse bëhet e pamundur zhvillimi i garave përmbyllëse në Katar dhe Abu Dhabi. Vendimi final do të merret deri në mesin e shtatorit. “Për ne sot, garat në Katar dhe Abu Dhabi janë të konfirmuara.

Madje janë tashmë të shitura plotësisht. Kjo është shenjë e pabesueshme se sa më i madh është sporti se problemi që po jeton bota” tha Domenicali, por shtoi: “Nëse situata nuk qartësohet siç besojmë, para mesit të shtatorit do të marrim vendimin. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, fundi i sezonit do të jetë në Evropë, sepse nuk mund të shkojmë në vende të tjera”

Favoriti kryesor për të zëvendësuar finalen është pista e Imolas në Itali. F1 tashmë është detyruar të anulojë garat e Bahrainit dhe Arabisë Saudite të planifikuara për në prill, për shkak të luftës SHBA-Izrael me Iranin. Për t’i zëvendësuar, Malajzia do të rikthehet në kalendar në shtator në vend të Bahrainit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse me Malajzinë arrihen 21 gara sa për të plotësuar kontratat komerciale, Domenicali insiston për edhe një garë pas Las Vegasit më 21 nëntor. “Kishte mundësi për dy gara në Las Vegas, por nuk duam të prishim një xhevahir që po rritet duke nënvlerësuar atë që po bëjmë atje. Dhe mos harrojmë se në atë periudhë luftojmë në SHBA kundër NFL” , tha 61-vjeçari.

Për vitin e ardhshëm, gara hapëse pritet të rikthehet në Bahrain pas dy viteve në Australi për shkak të Ramazanit, por Domenicali thotë se planet alternative janë gati nëse lufta vazhdon.

Burimi: Bota Sot