Opera jehon në sheshin e Prishtinës

0%

Nga: Shaban Maxharraj Shpërndaje në: Gala-mbrëmja “Rame Lahaj & Friends” ka nisur në sheshin “Skënderbeu” me uverturën e veprës “Il Barbiere di Siviglia” të Gioacchino Rossinit. Koncerti me të cilin përmbyllet edicioni i 6-të i Festivalit Ndërkombëtar të Operës, “Rame Lahaj” do të sjellë për publikun arie të njohura të operave botërore.

Në skenë në ambient të hapur, pos Lahajt i cili ka karrierë ndërkombëtare, do të interpretojnë edhe miqtë e tij si sopranonoja Vanessa Goikoetxea, mexosopranoja Štěpánka Pučálková dhe bass-baritoni Luca Pisaroni. Koncerti me moton “Play Music, Not War” dirigjohet nga Giuseppe Finzi.

Sikurse vitin e kaluar edhe sivjet, solistët e skenave ndërkombëtare shoqërohen nga Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha