Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të të dhënave të monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për muajin qershor 2026, duke theksuar se statistikat rrëzojnë pretendimet se në Shqipëri ekziston një regjim apo autokraci.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar shifrat e monitorimit, sipas të cilave opozita ka pasur 63.95 për qind të kohës së transmetimit në edicionet kryesore informative, ndërsa Partia Socialiste 36.05 për qind. Sipas tij, këto janë të dhëna të bazuara në matje konkrete dhe jo në perceptime politike. “Këto janë fakte kokëforta të bazuara në matje, jo në perceptime.
Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë apo regjimet që përmenden nga kundërshtarët politikë”, ka shkruar Rama. Ai ka kritikuar edhe zërat që, sipas tij, e paraqesin Shqipërinë si një vend pa liri mediatike, duke i cilësuar këto pretendime si të pabazuara.
Monitorimi i AMA-së tregon se gjatë muajit qershor partitë politike kanë pasur në dispozicion 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve, ku pjesa më e madhe e kohës i ka takuar opozitës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
