Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane

0%

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka njoftuar se ka ndaluar tre cisterna nafte që po lundronin në Ngushticën e Hormuzit, duke i akuzuar se kishin shkelur rregullat e vendosura nga Teherani për kalimin në këtë korridor strategjik detar. Sipas deklaratës së IRGC-së, cisternat u ndaluan gjatë transitit në Ngushticën e Hormuzit dhe u detyruan të ndërprisnin lundrimin.

Autoritetet iraniane nuk kanë bërë të ditur identitetin e anijeve, flamurin nën të cilin lundronin apo destinacionin e tyre. Sipas mediave të huaja, incidenti ndodh në një periudhë tensionesh të larta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me kontrollin dhe sigurinë në këtë rrugë detare, e cila konsiderohet ndër më të rëndësishmet në botë për transportin e naftës.

Gjatë javëve të fundit janë raportuar disa incidente që kanë përfshirë anije tregtare dhe cisterna në rajon, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e furnizimeve globale me energji. Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe për tregtinë ndërkombëtare të naftës, pasi një pjesë e konsiderueshme e eksporteve botërore të hidrokarbureve kalon përmes saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çdo incident në këtë zonë ndikon menjëherë në tregjet ndërkombëtare, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës në Lindjen e Mesme.

Burimi: Bota Sot