City avancon në negociatat për transferimin e Bouaddit

0%

Shpërndaje në: Manchester City po vazhdon negociatat për transferimin e mesfushorit Ayyoub Bouaddi nga Lille. Dhe bisedimet kanë hyrë në një fazë të avancuar. Klubi anglez është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa po negocion edhe me drejtuesit e Lillet për shumën e transferimit.

Sipas raportimeve, palët po diskutojnë një marrëveshje me vlerë prej 70 deri në 80 milionë euro, shkruajnë të mërkurën mediumet angleze. Vendimi përfundimtar për transferimin e Bouaddit do të varet edhe nga e ardhmja e Rodrit. Nëse mesfushori spanjoll largohet nga City, klubi i madh anglez pritet ta finalizojë transferimin e Bouaddit gjatë këtij afati kalimtar.

Në të kundërtën, transferimi i 18-vjeçarit mund të shtyhet për verën e ardhshme. Mesfushori është zhvilluar si futbollist te Lille, ndërsa pjesë e skuadrës së parë është nga viti 2023. Ai kishte paraqitje pozitive me Marokun në Botërorin që u organizua në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Bouaddit kontrata me Lillen i skadon në verën e vitit 2029.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha