Shpërndaje në: Lindon Emërllahu me skuadrën nga Ukraina, Polissya Zhytomyr, janë eliminuar nga Liga e Konferencës. Polissya Zhytomyr u mposht në ndeshjen e kthimit nga Copenhageni me rezultatin 2:1. Me këtë fitore, Copenhageni u kualifikua për në rrethin e tretë kualifikues të “UEFA Conference League”. Ndeshja e parë mes Polissyas dhe Copenhagenit kishte përfunduar 3:3.
Golat për Copenhagenin i realizuan Mohamed Elyounoussi dhe Robert. Ndërsa golin e vetëm për Polissyan e shënoi Mykola Gayduchyk. Mesfushori i Kosovës, Emërllahu, në lojë te Polissya u inkuadrua në minutën e 57-të.
