Arrestohet një 22-vjeçar në Obiliq për kanosje, Policia i sekuestron

0%

Një 22-vjeçar është arrestuar në Obiliq pasi dyshohet për një rast të kanosjes, ndërsa gjatë arrestimit Policia i ka sekuestruar edhe një armë të tipit “AK-47”. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën () në rrugën “Fejzullah Preniqi” në Obiliq.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale – kanosje, dhe – armëmbajtje pa leje. “Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”- bën të ditur Policia.

Burimi: Kallxo