“Dy muaj rezistencë vetëm për një qëllim”- Aktivistja Lleshi:

0%

Në ditën e 60-të të protestës popullore nga sheshi para Kryeministrisë, ka folur edhe aktivistja Arvina Lleshi, e cila hapi tubimin në podium para se të këndohej himni kombëtar. Ajo vuri në dukje se qytetarët nuk janë dorëzuar, në dy muaj rezistentë historike dhe me kërkesën e tyre për largimin e Edi Ramës si qëllimi kryesor.

“Janë 60 ditë qëndresë dhe rezistencë që kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës. Prej dy muajsh kemi treguar se jemi të fortë dhe rezistentë për një qëllim: Dorëheqjen e Edi Ramës”, tha ajo. Më tej Lleshi theksoi se ata janë të bashkuar dhe pa frikë, të palëkundur dhe më të shumtë. “Kjo protestë tregoi se sa të bashkuar jemi. I kërkojmë Edi Ramës dorëheqjen”, tha ajo.

Burimi: Bota Sot