Shtatë të lënduar në një aksident mes një kamioni dhe dy veturave në

0%

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël – Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi, e cila bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës .

“Me datë , rreth orës , kemi pranuar informatë për një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, saktësisht në Duhël, në drejtim të Prishtinës”, tha Ejupi. Sipas saj, në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

“Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe dy vetura, ndërsa raportohet për shtatë persona të lënduar, të cilët për momentin janë jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi ajo. Policia ka bërë të ditur se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Me aksidentin po merren njësitet kompetente”, tha Ejupi. Për shkak të aksidentit, në këtë segment të autostradës janë krijuar kolona të automjeteve, ndërsa drejtuesve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Burimi: Telegrafi