Arsyet pse rikthimi i Mancinit

0%

Rikthimi i Roberto Mancinit në krye të Kombëtares së Italisë ka ndezur debat të madh në futbollin italian. Edhe pse u emërua zyrtarisht si selektor pas ndryshimeve në Federatën Italiane të Futbollit, jo të gjithë e kanë mirëpritur kthimin e tij.

Sipas mediave italiane, arsyeja e parë lidhet me ndikimin e presidentit të FIGC-së, Giovanni Malago, i cili thuhet se pati rol vendimtar në emërimin e Mancinit për shkak të marrëdhënies së tyre të afërt.

Arsyeja e dytë është se një pjesë e drejtuesve të Lega Serie A preferonin një alternativë tjetër, me Antonio Conten që konsiderohej kandidati ideal për t’u rikthyer në stolin e “Azzurrëve”. Ndërkohë, arsyeja e tretë mbetet mënyra se si Mancini u largua nga Italia në vitin 2023.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai dha dorëheqje pak javë para ndeshjeve vendimtare të kualifikueseve për Euro 2024 për të marrë drejtimin e Kombëtares së Arabisë Saudite. Edhe pse raportimet theksojnë se vendimi i tij nuk kishte vetëm motive financiare, shumë persona në futbollin italian nuk ia kanë falur ende atë largim.

Për këtë arsye, rikthimi i tij në stolin e Italisë vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në vend.

Burimi: Bota Sot