Arrestohet një 22-vjeçar në Obiliq për kanosje, i sekuestrohet një

0%

Sot, hetuesit policorë të Stacionit Policor në Obiliq kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosjeje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës në rrugën “Fejzullah Preniqi” në Obiliq. Arrestimi u realizua pas reagimit të shpejtë të Sektorit të Hetimeve të Obiliqit, i cili rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Gjatë ndërhyrjes, atij iu gjet dhe sekuestrua një armë AK-47. I dyshuari është: Sh.P., mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Aktualisht, hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot