Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë që goditi Japoninë jugperëndimore të martën në mëngjes është rritur në 13, njoftoi të mërkurën kryeministrja Sanae Takaichi. “Janë konfirmuar dëme të mëdha, përfshirë viktima, ndërtesa të shembura, zjarre dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore”, deklaroi Takaichi.
Autoritetet japoneze vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa shqetësimi mbetet i lartë pasi disa persona rezultojnë ende të zhdukur.
Dyshohet se ata janë bllokuar nën rrënojat e një qendre tregtare në Kumamoto, e cila u shemb pjesërisht, si edhe në një fabrikë letre Për t’iu përgjigjur emergjencës, ushtria japoneze mobilizoi 3,600 efektivë dhe angazhoi 20 avionë për vlerësimin e dëmeve nga ajri, bëri të ditur ministri i Mbrojtjes.
Ndërkohë, qindra ekipe të ndihmës së shpejtë nga prefekturat fqinje mbërritën në zonat e goditura që prej mbrëmjes së së martës. Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 20 kilometra në jug të Kumamotos, qytetit më të madh në ishullin qendror Kyushu, i cili ka një popullsi prej rreth 700 mijë banorësh.
