Garcia: Synoj Ligën e Kampionëve me Barcelonën

0%

Shpërndaje në: Pas një viti të mbushur me suksese, portieri i Barcelonës, Joan Garcia, ka vendosur një tjetër objektiv madhor për edicionin e ardhshëm. Garcia ka thënë se pas fitimit të La Ligas si dhe pas triumfit me Spanjën në Kupën e Botës, synimi i tij kryesor për edicionin 2026/27 është Liga e Kampionëve.

“Kam kaluar një vit me Barcelonën dhe kemi fituar La Ligan dhe Superkupën, ndërsa tani kam fituar Kupën e Botës me Spanjën. Qëllimi im në edicionin 2026/27 është Liga e Kampionëve, pasi është gara më e madhe në nivel klubesh”, ka thënë portieri shtatlartë, shkruan të mërkurën “Goal”.

Garcia nuk pati minuta për Spanjën që fitoi Botërorin duke e mposhtur në finale Argjentinën me rezultatin 1:0.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha