Siguria në punë, 179 të vdekur që nga viti 2018, 16 vetëm këtë vit

0%

Aksidentet në vendin e punës po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke ngritur alarmin për nivelin e sigurisë dhe zbatimin e masave mbrojtëse për punëtorët. Pothuajse çdo javë raportohen raste të reja lëndimesh, e në disa raste edhe humbje jete, duke nxjerrë në pah mangësitë në respektimin e standardeve të sigurisë në punë.

Në një këtë vendpunishte në Prishtinë, të martën humbi jetën një i ri kurse një tjetër mbeti i lënduar. Me këtë rast, numri i viktimave nga aksidentet në vendin e punës në Kosovë vetëm gjatë këtij viti ka arritur në 16 raste.

Statistikat tregojnë se ky fenomen vazhdon të mbetet një nga sfidat më serioze për institucionet, punëdhënësit dhe organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e kushteve, sigurisë dhe shëndetit në punë. “Nga viti 2018 e deri më sot i kemi 179 raste të vdekjes në vendet e tyre të punës, dhe ne asnjëherë si shoqëri ose si institucione nuk i kemi marrë seriozisht me këtë rast.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndoshta masat kanë qenë shumë të buta deri më tani, ju e dini që kemi humbë edhe punëtorë në moshën më të re, dhe pronarët e kompanive pas 48 orëve kanë shkuar në shtëpi”, ka thënë Jusuf Azemi, kryetar i SPSP-së Nga Shoqata e Ndërtuesve thonë se nevojitet një strategji kombëtare për rritjen e nivelit të sigurisë në vendpunishte, si dhe vetëdijesim më i madh për të drejtat e punëtorëve.

“Ka kompani që janë pa përvojë, ka kompani edhe që insistojnë me çdo kusht me i arrit dinamikat më shpejtë dhe nuk i përfillin kushtet e sigurisë. Po, problemi unë e konsideroj më i madh është që edhe mosimplementimi i i kushteve të sigurisë nga vetë punëtorët. Ata nuk po arrijnë me kuptuar që domethënë po e rrezikojnë jetën e vet.

Në asnjë, në asnjë formë nuk ka nevojë me rrezikuar jetën”, ka thënë Valon Vataj, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve të Kosovës në OEK.

Inspektorati Qendror i Punës, përmes një komunikate, theksoi se ende është herët të nxirren konstatime përfundimtare, pasi natyra dhe rrethanat e rastit të fundit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme, për ta përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, si dhe përgjegjësitë lidhur me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Megjithëse, Inspektorati konsideron se është e nevojshme të forcohet koordinimi institucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe institucioneve mbikëqyrëse.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi se vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është kompetencë e Inspektoratit Qendror të Punës, institucion në kuadër të nivelit qendror.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, e për këtë rast Policia ndaloi tre persona. Ndryshe, personi tjetër i cili mbeti i lënduar, po trajtohet në QKUK.

Sipas Drejtorit të mjekimit intensiv, Shaqir Uka, gjendja e përgjithshme e personit të lënduar sa u përket parametrave vitalë, paraqitet e qëndrueshme edhe pse lëndimet, u tha se janë serioze.

Burimi: Bota Sot