Policia ka arrestuar sot një person të dyshuar për veprën penale të kanosjes në Obiliq. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës në rrugën “Fejzullah Preniqi” në Obiliq, ndërsa reagimi i shpejtë i hetuesve policorë të stacionit të Obiliqit ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Gjatë arrestimit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë të tipit AK-47. I dyshuari, Sh.P., mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Ai dyshohet për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Hetuesit policorë po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të rastit.
